10 celularet me shitur ne Bote Nga “Nokia N90” e deri tek “Sony Ericsson K7800i”'
Telefona celularë që kushtojnë më shumë se një rrogë mujore e shumë personave, por edhe telefona që kushtojnë më pak se sa do të kushtonte një darkë në restorant. Për arsye të çmimit, për arsye të cilësisë apo opsioneve të ndryshme, ata janë celularët më të shitur në botë. Në këtë përfundim ka arritur gazeta amerikane “New York Times”, e cila ka kryer një bilanc të shitjeve të telefonave celularë. Ndër më të preferuarit është “Samsung SCH-i730”, i cili kushton rreth 280 dollarë dhe është i përshtatshëm për ata që duan të qëndrojnë shumicën e kohës të lidhur me miqtë apo kolegët e tyre me anë të bluetooth-it. Edhe “Nokia N90”, edhe pse me një çmim prej rreth 440 dollarësh qëndron në krye të celularëve më të shitur. Kjo për shkak të kombinimit të figurës dhe audios pothuajse perfekte të këtij celulari. Por jo të gjithë mund të përballojnë telefona me çmime jo të lira. Në këtë rast vjen në ndihmë “RIM BlackBerry 7230”. Me një çmim që mund të konsiderohet më se i arsyeshëm, rreth 60 dollarë ky telefon celular është i kombinuar me një tastierë të plotë dhe me ekran të gjerë, si dhe me kohë bisede prej 240 minutash. Ndërsa ata që preferojnë telefonin celular “Sony Ericsson K750i” do të paguajnë për të 240 dollarë, por përveç mjetit të komunikimit do të përfitojnë dhe aparatin fotografik dixhital të cilësisë së lartë që përmban ai.
1. Samsung SCH-i730
Përmban: Microsoft Windows Mobile 2003.
Çmimi: 274.99 dollare
E veçantë: Bluetooth-i e bën zgjedhje të përshtatshme për ata që duan të qëndrojnë të lidhur gjithë kohën.
2. Nokia N90
Përmban: Kombinim i imazhit me zërin.
Çmimi: 439.99 dollarë
E veçantë: Nokia N90 është e pajisur me aparat dixhital.
3. Sony Ericsson K7800i
Përmban: Performancë dhe opsione mahnitëse.
Çmimi: 376.98 - 419.99 dollarë
E veçantë: Me dy aparate dixhitale, me “MP3” dhe me radio.
4. Sony Ericsson P990i
Përmban: 540 minuta kohë bisedë.
Çmimi: 399.99 - 549.99 dollarë
E veçantë: Aparat dixhital dhe “MP3”.
5. RIM BlackBerry 7230
Përmban: Tastierë e përshtatshme dhe e-mail në kohën reale.
Çmimi: 59.99 dollarë
E veçantë: Nëse ka T-Mobile në zonën tuaj ky është një telefon shumë ekonomik.
6. Palm Treo 600
Përmban: Deri në 120 minuta kohë bisedë.
Çmimi: 169.99 - 169.99 dollarë
E veçantë: Mund të mbajë disa adresa e-maili.
7.RIM BlackBerry 7750
Përmban: Performancë dhe opsione fantastike.
Çmimi: 49 dollarë
E veçantë: Ekran i gjerë me tastierë të përshtatshme.
8. Sony Ericsson K750i
Përmban: Aparat dixhital që bën foto me cilësi shumë të lartë.
Çmimi: 208- 239.99 dollarë
E veçantë: Aparat dixhital, “MP3”, radio.
9. Nokia N80
Përmban: Programe të plota të multimediale
Çmimi: 500 dollarë
E veçantë: Dy aparate dixhitale, cilësi e lartë figure dhe zëri.
10. Sony Ericsson Z710i
Përmban: Deri në 500 minuta kohë bisede
Çmimi: 259.98 dollarë
E veçantë: Cilësi e lartë e muzikës, aparat dixhital.